Dhunimi barbar dhe vdekja misterioze e kenianes Joy Aoko, detaje nga shoqërimi i 6 personave në polici, mes tyre shoferi i kazinosë

Joy (2)

Policia ka shoqëruar me vendim gjykate 6 persona në lidhje me dhunimin barbar që çuan drejt vdekjes së të resë nga Kenia, Joy Aoko. Në mesin e të shoqëruarve është dhe shoferi i kazinos, Rodi Barçi. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Mësohet se kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, ndërsa  janë ushtruar 4 kontrolle banesash. Vajza ndërroi jetë në Kenia pasi u transferua atje pas muajsh të tere qëndrimi në spitalin e Traumës.

Kujtojmë që më datë 25 shkurt janë shoqëruar dhe marrë në pyetje shoferi i kazinosë, Rodi Barçi dhe shoqja e Joyt, Emili Mutua.

Më herët gjatë shoqërimit shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur një konflikt me vajzën keniane. “Nuk kam pasur konflikte me Joyn”, ka thënë ai.

Arena e Lajmit

Dhunimi barbar dhe vdekja misterioze e kenianes Joy Aoko, detaje nga shoqërimi i 6 personave në polici, mes tyre shoferi i kazinosë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook