Gjeorgjiani që po i magjeps të gjithë/ Kvaratskhelia, sukses edhe në skenën milaneze

Në kursin e ri të Napolit të Luçiano Spaletit, ekziston një emër që qarkullon prej një viti. Fillimisht për argëtim, më pas për mbiemrin e pashqiptueshëm dhe në fund, nga dita e parë e grumbullimit veror të Napolit, për aftësitë teknike: Kviça Kvaratskhelia.

cropped_GettyImages-1242639145

Aty në të majtë, një vend i zënë vitet ef undit nga një prej shtyllave të Napolit që ishte Lorenco Insigne, gjeorgjiani po bën gjithçkanë mënyrën më të mirë dhe përshtatja në Serinë A ka qenëmë e shpejtë nga sa pritej.

Pas golave në ditët e para qëndezën egon e atyre që tashmë kishin vënë bast gjithçka për Kviça dhe ngritën alarmin e “lehtë kundër Monzës” dhe”për një muaj do të zhduket”, Kvaratskhelia ka vendosur t’u tërheqë vëmendjen të gjithëve kur niveli i ndeshjeve u rrit ndjeshëm: fillimisht në Champions, pastaj ndaj Lacios dhenë fund kundër Milanit.

KAMPION – Testi i “SanSiros” ishte skena e tij duke udhënë tifozëve kuqezi një ndjenjë rreziku të vazhdueshëm,një herë me topin dhe zinxhirin, një ndjenjë që kundërshtarët e Milanit mund ta përjetojnë shpesh me Rafael Leaon, i cili mungoi të dielën.

Vërtetë Kvaratskhelia nuk shënoi, por praktikisht bëri gjithçka tjetër duke fituar sfidën në fushë me fytyrën tjetër të re të kampionatit tonë, atë të Sharl de Ketelares, që ndryshe nga gjeorgjiani po lufton për të hyrë në ritmet e presionit kundërshtar.

Një provim i kaluar për djaloshin nga Tbilisi, ndoshta në teatrin më të nxehtë të hasur në këtë sezon të parë me Napolin. Ndjenja është se klubi italian ka gjetur kampionë dhe nëse nuk gabon edhenë ndeshjet e mëdha. Ndërkohë që Spaleti mund ta shijojë edhe nga tribuna.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Gjeorgjiani që po i magjeps të gjithë/ Kvaratskhelia, sukses edhe në skenën milaneze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook