Kalendari në favor/ Bylisi, tani synohet fitorja ndaj surprizës së Superiores

Bylisi ka zbritur në fushën e stërvitjes dhe ka nisur që të mendojë për ndeshjen e radhës, që do të jetë për Kupën e Shqipërisë kundër Pogradecit më 28 shtator.

bylis

Në Ballsh janë stërvitur dje lojtarët që luajtën si zëvendësues ndaj Egnatias apo dhe ata që nuk u aktivizuan fare. Pjesa tjetër që ishin titullarë pritet që të jenë sot nën urdhrat e trajnerit Arian Bellai. Për javën e gjashtë të kampionatit, Bylisi do të luajë një tjetër ndeshje, sërish në shtëpi dhe këtë herë do të presë surprizën e Superiores, Erzenin e Shijakut. Ballshiotët dhe shijakasit do të përballen mes tyre më 1 tetor.

Deri atëherë koha premton dhe trajneri Bellai pritet që ta shfrytëzojë këtë periudhë, sidomos për lojtarët që kanë mbërritur në limitet e merkatos, qoftë për skuadrën e parë dhe atë U-21. Por, kjo kohë i shërben stafit edhe për rikuperimin e ndonjë lojtari që ka qenë i dëmtuar, siç ndodhi me Antonin Behji në sfidën ndaj Egnatias.

Mallakastriotët kanë tetë pikë dhe i kanë bërë një nisje të mirë garës, pasi edhe të vetmen humbje që pësuan në shtëpi ndaj Partizanit, e rikuperuan menjëherë me reagimin në transfertën e Laçit. Synimi është që të jenë në pozita nderi këtë sezon në elitë dhe pse jo të tentojnë Kupat e Europës. Gjithsesi, presidenti Besnik Kapllanaj dhe stafi teknik me në krye Bellain janë munduar të mbajnë në tonus skuadrën, duke kërkuar të marrin maksimumin nga çdo lojtar. Në sfidën e fundit u aktivizua edhe sulmuesi Çarls, nga i cili ballshiotët presin shumë në javët e ardhshme.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Kalendari në favor/ Bylisi, tani synohet fitorja ndaj surprizës së Superiores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook