Njoftoi largimin nga tenisi, Serena Uilliams bën prapakthehu: Nuk e kam përdorur fjalën… tërheqje!

Pak javë më parë, pas eliminimit nga Us Open, Serena Uilliams në lot u dha lajmin e hidhur fansave duke njoftuar largimin nga tenisi.

SERENA UILLIAMS

Por legjenda e këtij sporti, e cila më 26 shtator do të festojë 41-vjetorin e lindjes, duket se ka bërë “prapaktheu”, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimin në fushë. “Ndoshta rikthehem.

Nuk e kam përmendur kurrë fjalën tërheqje”, është shprehur amerikania gjatë programit televiziv “Jimmy Fallon Night Show”. Uilliams, në deklaratën e saj ka bërë paralelizëm me një tjetër ikonë të sportit në SHBA, siç është ylli i NFLsë, Tom Bredi. Ky i fundit u rikthye disa ditë pasi kishte njoftuar tërheqjen e tij.

“Jam shumë e lumtur me atë që po përjetoj. Ka shumë gjëra që nuk i kam bërë dhe dua t’i realizoj tani. Thjesht dua të shijoj ato që nuk kam pasur mundësi t’i shijoj deri më tani.

Kam folur me Tom Bredin dhe asnjëherë nuk i dihet në jetë. Nuk e shoh veten larg tenisit. Dua të bëj diçka, por nuk e di se çfarë. Dua ta mbaj pranë këtë sport”, deklaroi ndër të tjera Serena Uilliams, e cila ka pasur një karrierë të pabesueshme me 23 suksese në turnetë individualë Grand Slam.

Uilliams ka triumfuar 7 herë në Australian Open, 3 herë në Roland Garros, 7 herë në Uimbëlldon dhe 6 herë në Us Open.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Njoftoi largimin nga tenisi, Serena Uilliams bën prapakthehu: Nuk e kam përdorur fjalën… tërheqje!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook