“Për 3 minuta jemi brenda në Parlament”, Berisha ngre tonet: Balla njoftoi sot vendimin e 3 marsit. Marshi drejt Surrelit do jetë marshi ynë! Po vendosëm…

Saliu

Kreu i Partisë Demokratike i është përgjigjur Taulant Ballës, pas deklaratës që ky i fundit bëri pak më herët në seancën plenare.

Balla tha se pas 3 marsit “nuk do të jeni më kështu, pasi do gjykata do të marrë vendimin”, ndërsa Berisha nga podiumi i protestës iu drejtua duke i thënë se “betohet para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare”.

Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.
Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!
3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin. 3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë”, tha Berisha.

“Për 3 minuta jemi brenda në Parlament”, Berisha ngre tonet: Balla njoftoi sot vendimin e 3 marsit. Marshi drejt Surrelit do jetë marshi ynë! Po vendosëm…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook