Pjesë e grupit që ekzekutoi Ardian Nikulajn, vendoset në pranga shtetasja britanike, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Ardian Nikulaj 1 768x452 (1)

Shtetasja britanike Harriet Bridgeman, e cila ishte pjesë e grupit kriminal që u pajtua nga Edmond Haxhia për ekzekutimin e Ardian Nikulajt në Shëngjin është arrestuar nga autoritetet britanike.

Sipas njoftimit të policisë Bridgeman është arrestuar pas shkëmbimit të informacionit dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon punën, në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Pjesë e grupit që ekzekutoi Ardian Nikulajn, vendoset në pranga shtetasja britanike, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook