Protesta para Parlamentit/ Berisha: Charteri i Ramës është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të firmosin dokumentet për djegësat

Berisha

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot se charteri i kryeministrit Edi Rama është përdorur për fluturime, për t’u bërë presion ministrave të firmosin dokumentet për djegësat.

Sipas tij, Rama shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun.

“Ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët, protestoni kundër një njeriu, i cili vazhdon të vjedhë ditën dhe natën me aferën e djegësave.

A e dini ju se djegësat, 420 milionë, kanë vetëm një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama.
A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat?
A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj?
A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun?
A e dini se këto tregojnë urrejtjen e madhe që kanë janë ndaj jush?”, deklaroi Berisha.

Protesta para Parlamentit/ Berisha: Charteri i Ramës është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të firmosin dokumentet për djegësat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook