Sherr me gazetarët dhe apel Ksavit, Van Gal: Më aktivizo lojtarët holandezë!

Nesër kundër Polonisë dhe të dielën ndaj Belgjikës, përbëjnë dy takimet e Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Van Gal

Luis van Gal mendon për turneun, por një sy, detyrimisht e mban te Botërori që do të mbahet në Katar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. Kupa e Botës është një ndër synimet e trajnerit të “Tulipianëve” dhe ai dëshiron që lojtarët e tij më të mirë të jenë në formë optimale.

Në konferencë për shtyp nga grumbullimi i holandezëve, 71-vjeçari ka deklaruar:

“Frenki de Jong dhe Memfis Depai janë lojtarë kyç për kombëtaren tonë, por te Barcelona ata nuk janë titullarë fiks. Kohët e fundit po përdoren disi më rregullisht nga trajneri Ksavi, edhe pse do të isha shumë herë më i lumtur nëse do të zbrisnin gjithmonë në fushë.

SHERR PËR DE VRAJIN – 2022-shi nuk ka qenë fort pozitiv për Stefan de Vrajin, që në ndeshjen e fundit ishte shkaktari kryesor për humbjen e Interit. Paraqitjet e mbrojtësit nuk e kanë penguar Van Galin ta grumbullojë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Zgjedhja e tij është kritikuar ashpër në Holandë, por trajneri e ka mbrojtur 28-vjeçarin haptazi.

“Janë disa lojtarë që kanë dhënë gjithçka për kombëtaren holandeze. Ju dëshironi t’i trajtoni si fëmijë, por ata tashmë kanë ndërtuar një karrierë të tërë.

Nëse mendoni ndryshe, shkruani në gazetat tuaja, por mos më bëni pyetje për lojtarë si De Vraj, sepse nuk do t’i humbas ata lojtarë.

Nëse mendoni ndryshe, shumë më keq për ju”, deklaroi në konferencë për shtyp duke mbyllur kështu një herë e përgjithmonë polemikat për grumbullimet e emrave të caktuar për Ligën e Kombeve.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Sherr me gazetarët dhe apel Ksavit, Van Gal: Më aktivizo lojtarët holandezë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook