Deputetja e PD Albana Vokshi ka kërkuar përjashtimin nga seanca për ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali.
Kërkesa e saj erdhi pas deklaratës në Kuvend të Spiropalit, ku u shpreh se “duhet mbajtur një minutë heshtje për deputetin Edmond Spaho”, referuar përjashtimit të tij për 20 ditë nga punimet e Kuvendit.
“Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes. Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolucionin e radhës. Pasi të mbarojnë 20 ditët…”, tha Spiropali.
Arena e Lajmit