Ismael Benaser në këtë 2022- 2023 është një pike kyçe për Milanin.
Pas kandidaturës që Stefano Pioli i bëri më 4 korrik (dita e parë e takimit këtë sezon), algjeriani po përgjigjet si kurrë më parë, në fushë dhe me fakte. 4-2-3-1 që zakonisht përdor “Djalli” i përshtatet plotësisht dhe i lejon atij të shfrytëzojë të gjitha cilësitë, si në fazën e ndërtimit të lojës ashtu edhe atë difensive.
Në 9 ndeshjet e luajtura deri më tani, mesfushori ka luajtur 8 si titullar, për një total prej 665 minutash mes Serisë A dhe Champions-it.
Benaser po konfirmohet një lider karizmatik, ndaj në këto ditë rinovimi i tij do të jetë një temë e nxehtë.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”