Ish-këshilltarja e Kryeministrisë në burg për fshehje të pasurisë/ “E kam telefonuar në…”, Ahmetaj zbardh bisedën me Alda Klosin: I sugjerova që të…

Alda Klosi Ahmetaj

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka folur sot për herë të parë për ish-vartësen e tij Alda Klosi, e cila ndodhet pas hekurave për fshehje të pasurisë.

I ftuar në ‘Opinion’ Ahmetaj tha se me Klosin kishte pasur marrëdhënie pune korrekte, ndërsa telefonata e fundit me të ishte në tetor.

“Jo nuk është e vërtetë! (Se ka telefonuar) E dija që kryeministrit i bëre 2 pyetje. Heqja e vëmendjes është instrument. Jo nuk është e vërtetë që ka qarkulluar emri im. Janë dy-tre media. S’të kërkova ndihmë. sa i përket personit në fjalë, Alda Klosi, s’jam te historia; përgjegjësia a është personale, se ajo është përgjigja e fundit. Erdhi nga Ujësjellësi i Tiranës, ka shkuar te Ministria e Financave, dhe ka qenë vetëm 9 muaj aty. Në sytë e mi ka qenë një punonjëse korrekte. Ka qenë gjithçka zyrtare, kam folur vetëm në herë në telefon diku nga fillimi i tetorit. I pyesja ‘ça bëni? ku keni nisur punë?’. Sugjerimi im ka qenë; ndiq procedurën ligjore dhe denonco. Sot ajo është para përgjegjësisë, e ka përgjegjësi para drejtësisë. I uroj që t’ia dalë.”, tha ai.

Ish-këshilltarja e Kryeministrisë në burg për fshehje të pasurisë/ “E kam telefonuar në…”, Ahmetaj zbardh bisedën me Alda Klosin: I sugjerova që të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook