Java e pestë/ Zbuloni formacionin më të mirë dhe më të dobët të Superiores

“Abissnet Superiore” mbylli javën e saj të pestë dhe si gjithmonë “Panorama Sport”, sjell për lexuesit e saj, formacionin më të mirë dhe më të dobët të kësaj jave.

superiore

Formacioni më i mirë është i mbushur si gjithmonë me lojtarë të skuadrave fituese më së shumti, ku shihen tre lojtarë të Partizanit, nga dy të Tiranës, Erzenit dhe Vllaznisë dhe nga një të Egnatias dhe Bylisit.

Italiani i Partizanit është trajneri më i mirë i javës së pestë, jo thjesht për faktin se skuadra e tij arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Kukësit, por edhe për zgjedhjet e guximshme që bën në formacionin e kuq. Xhovani Kolela po u jep hapësirë disa të rinjve, që deri pak javë më parë nuk imagjinohej se mund të luanin pak minuta dhe jo më të ishin pjesë e titullarëve.

me i mire

Në formacionin më të dobët nga tre lojtarë për Teutën dhe Kukësin bëjnë pjesë, ndërsa Laçi dhe Kastrioti kanë nga dy. 11-shen e plotëson Antoni i Bylisit.

Skuadra e tij nuk po jep shenja jete dhe madje nuk është në gjendje të marrë të paktën një pikë ndaj Erzenit, edhe pse deri në minutat shtesë rezultati ishte 0-0. Vukiçeviç po mundohet të bëjë ndryshime në emra dhe sa i përket lojës, por kurbinasit duken të fikur në këtë start sezoni, duke përsëritur as më pak e as më shumë kampionatin e kaluar, ku në krye të ekipit ishte malazezi, që rrezikon sërish shkarkimin.

me i dobet

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Java e pestë/ Zbuloni formacionin më të mirë dhe më të dobët të Superiores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook