Milani në garë me kohën për firmën e yllit të skuadrës, dy gjigantët europian bëjnë presion milionash

Milani luajti ndoshta ndeshjen më të mirë të vitit kundër Napolit, por mbetet fakt që doli pa pikë. Me Leaon mund të kishte shkuar ndryshe. Në fakt, pa të kuqezinjtë kanë një ecuri prej 1.4 pikësh për ndeshje, teksa me të “thesari” rritet në 2.3 pikë për ndeshje.

leao

Portugezi godet drejt portave rivale 1.8 herë çdo 90 minuta. Benefite në këtë aspekt edhe manovra e “Djallit” që kalon nga 15.8 goditje drejt kuadratit në 16.4.

“Vartësia” është relative, sepse ndaj Napolit u pa një skuadër që godet në bazë të manovrës dhe jo individit. Edhe nëse ai quhet Rafael Leao dhe prej më shumë se një viti është lojtari më i fortë që qarkullon në Serinë A. Por, më mirë për të gjithë nëse 23- vjeçari është në fushë.

SITUATA – Në ambientin kuqezi humbja e së dielës është arkivuar, teksa numri 17 është nisur drejt kombëtares. E pritshme që në këtë periudhë kombëtaresh të rikthehet në temë dite rinovimi i Leaos.

Në fund të gushtit e ndiqte Çelsi, madje Maldini pranoi ekzistencën e një oferte informale nga ana e anglezëve.

Në ditët e fundit ka dalë rishtazi në skenë emri i PSG-së, që gjithashtu duket e interesuar për yllin kuqezi. Deri në janar kur mund të vijnë propozime të parezistueshme ka kohë, por drejtuesit e Milanit do të tentojnë rinovimin.

Lojtari ka nevojë të njohë të ardhmen e largët. Pretendimi i tij është për një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon dhe që klubi t’i paguajë 9.5 milionë eurot që i detyrohet Sportingut të Lisbonës për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës katër vite më parë.

Kuqezinjtë kanë arritur deri në 6 milionë, por vullneti është për të gjetur një akord të kënaqshëm për lojtarin.

POZICIONET – Leao ndjehet mirë në Milano, por nuk e pranon dot faktin që si lojtari më i mirë i Serisë A në sezonin e kaluar, të vijojë të paguhet 1.5 milionë euro në sezon.

Klubet e mëdha europiane jo vetëm që i garantojnë pa problem 5-fishin, por janë gati të respektojnë klauzolën prej 150 milionë eurosh.

Maldini pak javë më parë deklaroi se për një marrëveshje nevojitet dëshira e të gjithëve, por gjithashtu theksoi se nuk do të refuzoheshin ofertat e frikshme sepse asnjë lojtar nuk ishte i pashitshëm.

Përgatiti: REINOLD BAKALL – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Milani në garë me kohën për firmën e yllit të skuadrës, dy gjigantët europian bëjnë presion milionash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook