Patën një marrëdhënie të tensionuar brenda “BBVIP”, a do të ndryshoj raporti i Efit dhe Oltës pas përfundimit të spektaklit?

Marrëdhënia mes Olta Gixharit dhe Efi Dhedhes në “Big Brother VIP” nuk ka qenë fort e mirë, ku shpesh herë vajzat janë përplasur me njëra-tjetrën në diskutimet në shtëpi.

Brenda shtëpisë së BBV është zhvilluar një ndër programet e Top Albania Radio dhe 4 finalistët janë intervistuar nga dy moderatorët Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi. Së fundmi Efi është pyetur rreth raportit që mund të ketë me aktoren jashtë shtëpisë së famshme.

Ajo u shpreh se nuk e lidh asgjë me të, dhe theksoi se aktorja është shprehur më parë se “është më keq jashtë, seç ishte brenda në shtëpi”.

“Asnjëlloj marrëdhënie, nuk më lidh asgjë me Oltën. Jemi dy njerëz komplet të ndryshëm. Çdo gjë që ia kam thënë, ia kam thënë sepse e kam ndjerë. Nuk e di nëse do të jetë më ndryshe jashtë, por ajo ka thënë se është më keq”, tha Efi.

E pyetur më tej çfarë do bëjë nëse tek dasma e Luizit dhe Kiarës do të gjendet në të njejtën tavolinë me Oltën, Efi u përgjigj:

“Unë nuk e urrej, por ajo është diçka e pashmangshme nëse na bëjnë bashkë. Por unë që të bëhem vetë me të, nuk ndodh.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Patën një marrëdhënie të tensionuar brenda “BBVIP”, a do të ndryshoj raporti i Efit dhe Oltës pas përfundimit të spektaklit?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook