Ish-ministri Arben Ahmetaj ka deklaruar gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se “nuk ka nevojë për shikimin e askujt”, kur është pyetur për qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj tij.
Ahmetaj u përgjigj duke pyetur se pse kryeministri i dha gjithë atë besim me emërimet e tij në krye të financave të shtetit për çështje si rindërtimi dhe pandemia, ndërsa vijoi duke thënë se Partia Socialiste është familja e tij/
Më tej ai tregoi gatishmërinë për t’u përballur me përfaqësuesit e opozitës në një përballje publike në lidhje me rastin e inceneratorëve duke thënë se është gati në çdo kohë.
Pjesë nga biseda:
Ahmetaj: Kam kontribuar me shumë orë pune dhe gur kilometrik ka qenë greva e urisë. Kam kontribuar me fitoret e mia 4 herë dhe në qeveria kam ristrukturuar me financat e shtetit që të mburrem me pandeminë dhe rindërtimin. E treta më e rëndësishme, PS është familja ime.
Po Rama ua ka hequr shikimin.
Ahmetaj: Nuk kam nevojë për shikimin e askujt. Pse më dha gjithë atë besim. Pyesni Bushkën, sa diskutime janë bërë. Kam vetëm një kusht thashë, ministri i rindërtimit nuk do ketë asnjë tender. të gjitha i ka bërë FSHZH dhe bashkitë e vendit. Jam krenar për punën time.
Ke kurajo të përballesh me opozitën për inceneratorët?
Me fto kur të duash, absolutisht. Unë nuk jam në Suedi