“Unë koka e inceneratorëve?”, Ahmetaj aludon për Ramën: Nuk isha kaq i fuqishëm sa të vija në lëvizje qeverinë, “ndiqni paratë” të shikoni kush përfiton

Arben Ahmetaj 1

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj pohoi se nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa të quhej koka e inceneratorëve, sa të lëvizte qeverinë.

“A jam takuar në Maltë me Klodian Zoton? Kurrë! Ti flet me kolegët e mi dhe mua nuk ma thonë. Pse nuk e thonë në SPAK, i ftoj ta thonë në SPAK. Ti duhet të shohësh letrat. Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë. Nuk kam qene aq i fuqishëm që te ve ne lëvizje qeverinë, bashkinë. Duhet të isha Guru që të marr kryeministrin. Janë investime të domosdoshme në përputhje me vizionin e qeverisë. si je ‘koka’ kur ke lënë letra që refuzojnë financimin? Tirana i takon privatit. Këto po i quaj provokime. Cilët kolegë janë?”, tha ai për Opinion.

Sipas Ahmetajt “Po u bëj ju një sfidë miqësore, në hetim ka një parim “folloë the money (ndiq paranë). Mund të ndiqet kollaj, kush paguan, ku shkojnë, cilët janë përfituesit, cilët janë përfituesit direktë dhe indirektë, cilat media, cilat NIPT-e, si vazhdon të financohet, kush e ndalon financimin për njërin nga objektet, a mund të jetë sabotim i financimit ndalimi i njërit nga objektet. Po u ndoqën paratë dihet ku dilet”. 

“Unë koka e inceneratorëve?”, Ahmetaj aludon për Ramën: Nuk isha kaq i fuqishëm sa të vija në lëvizje qeverinë, “ndiqni paratë” të shikoni kush përfiton

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook