Deputeti Tritan Shehu u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit, PD do të dalë fitimtare. Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar në Gjirokastër, ku i pranishëm ishte dhe kreu i PD, Sali Berisha, deputeti Shehu tha se ky qytet ka bërë histori për gjithë lëvizjen demokratike shqiptare.
“Kjo degë ka bërë histori jo vetëm për Gjirokastrën, por për gjithë lëvizjen demokratike shqiptare. Le të kujtojmë me mirënjohje ata të cilët hapën rrugën dhe filluan lëvizjen e PD në Gjirokastër, në momente tejet të vështira të këtij regjimi, që u shemb në sajë të Berishës, lëvizjes së studentëve dhe luftëtarëve të paepur për demokraci duke shënuar ndryshmin e madh të Shqipërisë. Sot rrezikohet nga ato tipare regjimi që do të përballemi në zgjedhje, për të fituar”, u shpreh Shehu.