“Kemi shanse për kualifikim”, presidenti i Vllaznisë për femra: Arbitrja, komshie me ukrainasit

Presidenti i Vllaznisë për femra, Lazër Matija, në prononcimin pas ndeshjes, theksoi se ekipi i tij ka shanse të mëdha për kualifikim pas këtij barazimi.

vllaznia femra

“Në pjesën e parë skuadra mike dominoi totalisht, kjo edhe për faktin se nuk e njihnim fare kundërshtarin, ndërsa ata patjetër që na kishin studiuar. Në pjesën e dytë u munduam që të bëjmë ndryshime dhe besoj se funksionoi. Skuadra sulmoi dhe arritëm që të shënojmë, por pastaj u ndëshkuam me atë penallti që nuk e di nëse ishte. Edhe për golin e anuluar nuk e kam ende idenë nëse ishte i rregullt apo jo. Gjyqtarja nga Bullgaria është komshi me Ukrainën, por shpresoj që kjo të mos ketë ndikuar. Vorskla është një skuadër e mirë, por besoj se kemi shanse të kualifikohemi”, ka thënë Matija.

Ndeshjen e kthimit do të luhet po në stadiumin “Loro Boriçi” më 28 shtator.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Kemi shanse për kualifikim”, presidenti i Vllaznisë për femra: Arbitrja, komshie me ukrainasit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook