“Qeveria kërkon të marrë kompetencat e Prokurorisë”, ish-ministri i Drejtësisë për konfiskimin e pronave: Shkelet Kushtetuta dhe parimi i ndarjes së pushteteve

Whatsapp Image 2023 02 25 At 17.04.18

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, ka deklaruar se argumenti i qeverisë për konfiskimin e pronave brenda një afati 7 ditor, ka qenë se Prokuroria nuk po e bën punën e vet.

Ai shtoi se implikimi kryesor është shkelja e nenit 7 të Kushtetutës që ka të bëjë me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

“Qeveria kur ka marrë këtë vendim, që t’i konfiskojë brenda 7 ditëve pronat qytetarëve shqiptarë si argument kryesor ka thënë se Prokuroria nuk po e bën punën e vetë. Pra meqenëse prokuroria nuk po punon, nuk po fillon ndjekjen penale ndaj atyre personave që qeveria mendon se duhet të kishte filluar, atëherë këtë kompetencë, këtë punë të prokurorisë po e marr unë. Marrja e funksioneve të një pushteti tjetër që i përket pushtetit gjyqësor, përbën shkelje të rëndë të nenit 7 të Kushtetutës, parimit të balancimit, të ndarjes së pushteteve”, deklaroi ish-ministri i Drejtësisë.

Arena e Lajmit

“Qeveria kërkon të marrë kompetencat e Prokurorisë”, ish-ministri i Drejtësisë për konfiskimin e pronave: Shkelet Kushtetuta dhe parimi i ndarjes së pushteteve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook