Kreu i Partisë ë Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me banorët e Laknasit në Tiranë, duke vënë në pah vështirësitë e ekonomike me të cilat po përballen sot qytetarët.
Në një postim të bërë në Facebook, Meta shprehet i bindur për një fitore të sigurt në Bashkinë e Kamëz më 14 maj, duke hapur sipas tij rrugën e ndryshimit për të ardhmen.
Postimi i plotë:
Së bashku me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, Arjan Hoxha dhe Kryetarin e Partisë të Lirisë, Faik Bashën zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt me komunitetin e Laknasit.
Rritja e kostos të jetesës, mungesa e transparencës nga Bashkia për menaxhimin e buxhetit dhe taksave ishin disa nga shqetësimet e tyre.
Importimi i drejtorëve nga jashtë Bashkisë dhe mungesa e lidhjes të tyre me komunitetin dhe shqetësimet e tij ishin një tjetër shqetësim.
Ndamë besimin e plotë se fitorja e Bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj dhe do të çelë rrugën e Ndryshimit për të ardhmen duke rivendosur llogaridhënien dhe interesin e qytetarëve të parin pa dallime partiake.