Brad Pitt apo Ben Affleck kush ishte më i mirë në shtrat, Gwyneth Paltrow flet për ish-partnerët e saj

Në një intervistë në podkastin “Call Her Daddy”, Gwyneth Paltrow, ka folur për ish-partnerët e saj, dy aktorët Brad Pitt dhe Ben Affleck madje ajo ka guxuar më tej me rrëfimin e saj sa i ka krahasuar në shumë aspekte.Fillimisht, iu përgjigj pyetjes se kush është më i mirë në shtrat. Aktorja theksoi se me Brad kishte shumë kimi, ndërsa Ben ishte i përkryer në teknikë.

Ajo i krahasoi edhe në aspektin e karrierës dhe u shpreh se zgjedhja ishte shumë e vështirë, pasi të dy janë shumë të talentuar. “Të dy janë shumë të talentuar dhe Ben është një skenarist dhe regjisor shumë i mirë. Por, në aspektin e aktrimit, zgjedh Brad, sepse mendoj për të gjitha rolet që ai ka bërë”.

 

 

Pyetjet:

 

Kush ka stil më të mirë?

 

“Ndoshta Brad”, tha ajo.

 

Kush ishte më romantik?

 

“Brad”.

 

Kush të ka bërë më shumë për të qeshur?

 

“Ben”.

 

Me cilin debatoje më shpesh?

 

“Ben”.

 

Kush kujdesej më shumë për veten?

 

“S’jam e sigurt, besoj se asnjë prej tyre s’ishte aq i dhënë. Nuk më pëlqejnë burrat që shohin veten në pasqyrë gjatë gjithë kohës”.

 

Kush puthte më mirë?

 

“Të dy puthnin mirë”.

 

Gëyneth ka qenë e fejuar me Brad pitt në periudhën 1994-1997 dhe u ndanë disa muaj pasi shpallën fejesën.

 

Ndërsa me Ben, ka qenë e lidhur në periudhën 1997-2000.  Sot, Ben Affleck është i martuar me Jennifer Lopez.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Brad Pitt apo Ben Affleck kush ishte më i mirë në shtrat, Gwyneth Paltrow flet për ish-partnerët e saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook