Forma e dobët në kampionat, legjenda zikaltër i heq shanset Interit për titullin: Është çështje mes Milanit dhe Napolit

Koha e bilanceve fillestare pas shtatë javëve të para të kampionatit që kanë çuar Napolin dhe Atalantën në krye të renditjes të Serisë A.

BERGOMI

Duke folur për luftën interesante të titullit në këtë sezon, është ishmbrojtësi Bepe Bergomi, në mikrofonat e “Corriere della Sera”.

Ish-kapiteni i Interit dhe legjendë e klubit zikaltër, u shpreh për të përditshmen e njohur duke deklaruar se: “Për titullin është ende shumë rrugë e gjatë, por objektivisht besoj se si Milani ashtu edhe Napoli kanë diçka më shumë se të tjerët dhe për këtë arsye i shoh si favoritë. Në çdo rast, jemi ende në shtator dhe nuk po i heq shpresat çdo skuadre, madje as Juventusit që edhe për shkak të dëmtimeve nuk po respekton pritshmëritë”.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Forma e dobët në kampionat, legjenda zikaltër i heq shanset Interit për titullin: Është çështje mes Milanit dhe Napolit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook