Kampionati Europian, dështon plani i bujshëm i UEFA-s për ndryshimin e numrit të skuadrave pjesëmarrëse

UEFA duket se ka bërë prapakthehu dhe do të braktisë planin e saj ambicioz për të ndryshuar numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Kampionatin Europian. Organizata e cila drejton futbollin në kontinent, pak kohë më parë nisi një studim për të kuptuar se sa benefite do të kishte nëse faza finale nuk do të kishte më 24 skuadra, pro 32.

europian

UEFA kishte çuar nga 16 në 24 numrin e skuadrave gjatë Euro 2016 dhe planifikonte që në Euro 2028 të bënte ndryshimin e mundshëm të radhës. Por grupi i punës i saj ka arritur në konkluzionin se kjo do të bënte praktikisht të pavlefshme kualifikueset, një shqetësim që vinte nga komanitë që blinin të drejtën televizive të cilat nuk do të kishin më interes për to.

Sipas “Dail Mail”, kompanitë e transmetimit televiziv i kishin bërë të qartë UEFA-s se kualifikimi i 32 nga 55 vendeve anëtare të saj do të bënte kualifikueset shumë të parashikueshme dhe nuk do të ishte fitimprurës transmetimi i ndeshjeve, ku shumë prej tyre do të ishin të kota. UEFA mendoi edhe variantin që të eliminonte grupet kualifikuese, me sfida direkte play-off dhe pastaj skuadra nga Liga e Kombeve që do të plotësonin numrin e ekipeve pjesëmarrëse, por kompanitë e transmetimit dhe sponsorët kanë qenë kundër edhe kësaj ideje.

Vendimi përfundimtar për braktisjen apo jo të idesë do të merret në nëntor, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, por tashmë është e qartë se askush nuk do shtimin e numrit të skuadrave pjesëmarrëse.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Kampionati Europian, dështon plani i bujshëm i UEFA-s për ndryshimin e numrit të skuadrave pjesëmarrëse

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook