Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës: Nëse kryebashkiaku nuk realizon objektivat brenda 4-vjeçarit, dënojeni me votë!

332928991 1844914129208316 7365609090945519702 N

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët në Farkë. Ai theksoi se PD do të rikthehet me një paketë zgjidhjesh afatshkurtra, ndërsa pohoi se nëse këto objektiva nuk realizohen, kryebashkiakun duhet ta dënojnë me votë.

“Albumi i takimeve në Farkë e Petrelë. Faleminderit të zotëve të shpisë që na pritën krahëhapur!
Dëgjojmë nga njëri-tjetri të ngrihen çështje me vlerë, për të cilat unë dhe ekipi im do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh.

Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra. Një kryebashkiak i mirë duhet të marrë përsipër të realizojë objektivat brenda 4-vjeçarit, përndryshe dënojeni me votë.
Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën!”, thote Këlliçi.

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës: Nëse kryebashkiaku nuk realizon objektivat brenda 4-vjeçarit, dënojeni me votë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook