Gëzimi për grumbullimin dhe aktivizimin me Francën i Majk Menja, është kthyer në një lajm të keq për Milanin. Portieri francez, sot ka lënë fushën e lojës i dëmtuar në duelin ndaj Austrisë.
Menja e niste këtë sfidë si titullar, në atë që ishte ndeshja e 5-të me përfaqësuesen franceze ku shumëkush e sheh si titullar edhe para Hugo Loris. Por në pushimin e ndeshjes, trajneri Didier Deshamp vendosi ta largonte nga fusha e lojës për të aktivizuar Alfons Areola.
Vendimi u mor për faktin se lojtari kishte ndjerë shqetësim në pulpën e këmbës së majtë dhe nuk mund të vazhdonte. Kështu, Milani tani pret me zemër të ngirë të mësojë se si është situata me portierin, duke llogaritur se përpara e presin disa sfida shumë të komplikuar në kampionat dhe Europë, me mungesën e Menja që padyshim do të komplikonte gjithçka.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”