“I lumtur ta nisja ditën me studentin e Mjekësisë, Brukin, anëtarin më të ri të Partisë së Lirisë”, kështu e nis mesazhin e tij në rrjetet sociale kreu i PL.
Ilir Meta, bashkangjitur një fotoje me studentin, shkruan se pas sezonit të provimeve, ai do të “bashkojë forcat me PL”.
“Edhe ai i lumtur që pas sezonit të provimeve të bashkojë forcat me Partinë e Lirisë për Ndryshim! Studentët janë prioritet i jashtëzakonshëm për ne dhe mbështetja për ta do të jetë konkrete. Partia e Lirisë, Partia e Rinisë!”, shkruan Meta.