Protesta në Bërxullë, Meta: Qeveria grabitqare e ‘rilindjes’ zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve! 14 maji dita e ndëshkimit

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Bërxullës paraditen e sotme.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shprehur solidarizimin me banorët, teksa ka shtuar se “qeveria grabitqare e ‘Rilindjes’ zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve dhe se prioritet i saj është vetëm korrupsioni.

Më tej Meta, thekson se ka ardhur koha për t’i thënë mjaft arrogancës së qeverisë Rama, duke shtuar se 14 maji është e dita e ndëshkimit të dhunimit të pronave të shqiptarëve nga banda në pushtet.

“Solidaritet të plotë me banorët e Bërxullës në mbrojtjen e të drejtës të pronës. Qeveria grabitqare e “Rilindjes” zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve dhe fryn artificialisht kostot e investimeve publike sepse prioriteti i saj është vetëm korrupsioni. Mjaft talljes me pronën e shenjtë të qytetarëve! 14 Maji dita e ndëshkimit kundër arrogancës, korrupsionit dhe dhunimit të pronave të shqiptarëve nga banda në pushtet!”, ka shkruar Meta.

Arena e Lajmit

Protesta në Bërxullë, Meta: Qeveria grabitqare e ‘rilindjes’ zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve! 14 maji dita e ndëshkimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook