“Rui Kosta kërkoi të largohej për shkak të Kaka”, Galiani tregon sekretet: Maldinit i ofrova gjithçka përveç postit tim se nuk jam bujar

Adriano Galiani është një drejtues i Monzës, por gjithmonë jeta e tij do të jetë e lidhur me Milanin, aty ku u ngjit në majat e futbollit botëror. Ish-administratori i deleguar i kuqezinjve pak nga pak ka filluar të tregojë edhe disa nga sekretet e karrierës te kuqezinjtë, duke filluar te raporti me Paolo Maldinin i cili u kthye në klub vetëm pas larigmit të tij.

33cfbcf9109361229dd6cafaa8b3cf6f-17272-654o330o1110o786z0b40

“Paolo është Milani, pasi babai i tij është Milani. Babai i tij ngriti Kupën e Kampioneve në 1963 dhe 40 vite më vonë, po në Angli, pas Çezares ishte Paolo që ngriti Kupën. Kjo nuk i ka ndodhur asnjë skuadre në Europë. Ne kemi tërhequr fanellën 6 të Barezit dhe 3 të Maldinit, ajo më numër 3 mund të përdoret përsëri, por vetëm nga një prej fëmijëve të tij.

Pse u kthye vetëm kur ika unë? Unë i ofrova atij çdo pozicion të mundshëm që nuk ishte i imi. Dhe ai nuk pranoi. Nuk ia ofrova postin tim pasi nuk jam aq buar dhe nuk desha të largohesha nga Milani. Ndodhi kështu, tani po tregon që është një drejtues i madh”, tha Galiani teksa fliste në “Festivalin e Sportit” në Trento.

Ai tregoi më pas edhe anekdota të karrierës si kuqezi, sidomos disa që kishin lidhje me Kaka. “Më kujtohet që pas stërvitjes së parë me Kaka, Ançeloti më telefonoi dhe më tha që ishte një fenomen. Në atë periudhë ne kishim edhe Rui Kostën. E vetmja telefonatë që kam marrë nga një futbollist inteligjent në karrierën time ishte pikërisht nga Manuel i cili më tha se duhej të largohej, pasi Kaka ishte shumë më i fortë”, tregoi Galiani.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Rui Kosta kërkoi të largohej për shkak të Kaka”, Galiani tregon sekretet: Maldinit i ofrova gjithçka përveç postit tim se nuk jam bujar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook