Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar nga banorët e Bërxullës.
Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po grabit qytetarët, ndërsa bën thirrje që të ndale terrori ndaj banorëve të Bërxullës, që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë mbrojtur pronat e tyre.
Banorët e Bërxullës kanë protestuar kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar me pretendimin se pronat e tyre nuk po vlerësohen ashtu si duhet, banorët e Bërxullës nuk kanë kursyer as thirrjet kundër qeverisë duke denoncuar veprimet e tyre.
Gjithashtu banorët vunë në dukje se zëvendës kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjetikës Belinda Balluku “ha biftekë nga 1 milionë lekë”, ndërsa kryeministri Rama ha “dreka nga 10 mijë euro”, teksa vetë ata nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.
Statusi i kreut të PD Sali Berisha:
Stop terrorit ndaj banorëve trima të Bërxullës që mbrojnë pronat e tyre!
Banorja e Bërxullës: Rama shtron dreka nga 10 mln lekë, Belinda ha biftek 1 mln lekë!