“Djegësat lëvizën qeverinë”, Berisha: Milionat që vidhen dërgohen në Holandë dhe një pjesë në Iran! Drejtësia seksion i PS

Dda9cfb5 B592 4e90 881d 99c89d877170

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të degëve 1,3 dhe 4 të Tiranës.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në këto 9 vite vetëm ka grabitur qytetarët shqiptarë. Ndërkohë shtoi se Rama e ka kthyer drejtësinë në seksionin e Partisë Socialiste.

“Në punimet publike është vjedhur 90% e fondeve, kjo është konstatuar nga ekspertët. Ndaj edhe rrogat nuk rritet, sepse atij nuk ia ndjen të rrisë rrogat dhe pensionet. Ky vendos Borde Komuniste dhe me ato cakton çmime që nuk ekzistojnë askund. Mbledh 520 mln euro. Ku i çon? Që të gjitha i ndan me oligarkët e tij. I mbledh Kosova, por ia kthen qytetarëve , ia kthen biznesit,. Kështu funksionon një shtet që nuk vjedh. A mundet ne ta pranojmë për kryeministër një njeri që vjedh shqiptarët.? Nuk ka dënim më të madh nëse ne nuk e shporrim këtë regjim. Ka në llogaritë offshore 200 mln euro. Nuk kthen përgjigje kurrë. Se një raport mundet edhe mos t’i këtë të sakta ,por duhet të përgjigjesh. Ju garantoj se tani synon vetëm miliarda. Ky nuk ngopet. Ky vjedh qindra milionë në buxhetin e shtetit. Ia tha Arben Ahmetaj, haptas , qeverinë nuk isha aq i fortë sa ta lëvizja unë. Djegsat lëvizën qeverinë. Ai e firmosi se e kishte ndërmarrjen e tij. Djegësi i Tiranës është vjedhje publike. Miliona vidhen nga ai dërgohen në Holandë dhe ka shumë mundësi një pjesë në Iran. Lodhet shumë ky vuan nga pagjumësia, ndaj i do fluturime me dhomë gjumi. Shtrohet në darka dhe dreka me mijëra euro. Të gjitha këto bëhen sepse i urren qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Berisha tha se nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama shqiptarët janë përballur me rroga të ulëta, duke shtuar se ky regjim ua ka vështirësuar jetën shqiptarëve.

“Sot Rama tallej me kryeministrit e Malit të Zi. Sot nga Shkodra e Tirana shkojnë dhe punojnë në ndërtim në Mal të Zi sepse atje është dyfishi i rrogave sa në Shqipëri. Ai tregoi përçmim, sepse nuk ka mirënjohje. Nuk tregon asnjë ndjenjë për këta njerëz,. Në 2013 shqiptarët kishin rroga më të larta. Sot i kemi 30-40 % më të ulëta se në Kosovë. Në disa sektorë edhe dy herë më të ulëta. Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë, por kryeministri i Kosovës e di se ka detyrime ndaj qytetarëve. Nëse do ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave në të cilën ne në dy mandate mbidyfishuan rrogat, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është sepse shqiptarët do të kishin rroga 2 apo 3 herë më të larta”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Djegësat lëvizën qeverinë”, Berisha: Milionat që vidhen dërgohen në Holandë dhe një pjesë në Iran! Drejtësia seksion i PS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook