Ish-dekani Luigj Turmalaj emërohet sekretarit politik i qarkut të Shkodrës, Meta: Me intelektualët fitorja në 14 maj do të jetë e sigurt

333816385 165758842897847 4548244599881620372 N

Ish-Dekani i UBT, Prof.Dr. Luigj Turmalaj është zgjedhur Sekretar Politik i Qarkut të Shkodrës mga Kryesia e Partisë së Lirisë. Lajmi është bërë me dije nga kreu i PL me anë të një statusi në Facebook.

Meta shprehet se me angazhimin e intelektualëve fitorja në 14 maj do të jetë e thellë.

Statusi:

Kënaqësi e veçantë që Kryesia e Partisë të Lirisë zgjodhi sot ish-Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Prof.Dr. Luigj Turmalaj në detyrën e rëndësishme të Sekretarit Politik të Qarkut të Shkodrës.
Besimplotë se me angazhimin e intelektualëve të shquar si Prof.Dr Turmalaj dhe të ekipit të mrekullueshëm të Partisë të Lirisë në Shkodër, fitorja në 14 Maj do të jetë e thellë.
Prioritet i Partisë të Lirisë janë intelektualët dhe të rinjtë, garancia për Ndryshimin e padiskutueshëm që po afron!

Arena e Lajmit

Ish-dekani Luigj Turmalaj emërohet sekretarit politik i qarkut të Shkodrës, Meta: Me intelektualët fitorja në 14 maj do të jetë e sigurt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook