Matias Pogba vijon me deklaratat e tij shokuese në drejtim të të vëllait, Pol Pogba. Së fundmi Matias Pogba me anë të disa postimeve në profilin e tij të rrjetit social “Twitter” ka thënë se mesfushori i Juventusit shoqërohet gjithmonë nga kriminelë dhe se shtirej si miku i Mbapesë, por një magjistar e ndaloi:
“Vëllai im, Pol Pogba ka pasur gjithmonë shoqëri dhe ka ende shoqëri me kriminelë. Shumë do të tronditen dhe do ta kenë të vështirë ta besojnë këtë fakt, por kjo është e vërteta. Kjo është arsyeja përse familja dhe të dashurit tanë janë në rrezik sot. Problemi është se ai përdori ato marrëdhënie dhe emra që të mbrohet në rrugë.
Nuk e kam ditur deri sa ai tradhetoi banditët e tij dhe iku pa i thënë askujt duke më braktisur mua dhe nënën. Këta banditë janë shënjestra e familjes. Arsyeja e vetme përse nuk iu drejtuam autoriteteve ishte frika e hakmarrjes, pasi nuk kishim asnjë mënyrë për të mbrojtur veten tonë.
Vëllai im është bërë ndjekës i magjisë vitet e fundit, duke u bërë ndjekës i një magjistari, i cili është mik i ngushtë i Alu Diarra, i cili dyshohet se e ka takuar atë përmes Serzh Orie.
Në disa raste, ai ka bërë magji mbi shokët e tij, duke përfshirë Kilian Mbapenë. Me kërkesë të Polit, magjistarit iu dha detyra të neutralizonte Mbapenë përpara PSG-Mançester Junajtid në vitin 2019, i cili në atë kohë po gëzonte një rritje të shpejtë, shumë më të madhe se ajo e Pol Pogbasë.
Vëllai im bëri gjithçka që mundi për t’u afruar me Mbapenë, duke pretenduar se ishte shoku i tij. U takonin shpesh. Arriti deri në pikën që Kilië ishte gati të kushtëzonte kontratën e tij të ardhshme me PSG-në që Pol të luante atje. Dhe ai që shpëtoi Mbapenë ishte magjistari, i cili e ndaloi magjinë.”, përfundoi Matias Pogba.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”