Shqipëria do të luajë nesër ndaj Izraelit, në një sfidë që do të gjykohet nga një katërshe arbitrash lituanezë.
Ky takim i është besuar kryesorit Donatas Rumsas, i cili ka gjykuar 217 ndeshje gjithsej në karrierën e tij.
Ai vendos drejtësi në kampionatin lituanez prej pak vitesh, por gjithashtu ka arbitruar edhe në kualifikueset e Botërorit 2022, por edhe në Europa League.
Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve ka gjykuar vetëm një takim, atë mes Sherif Tiraspol- Shahjtor në dhjetor 2021.
Asistentët e tij do të jenë: Dovidas Suzidelis, Aleksandër Radius dhe Robertas Valikonis. Ndërsa në VAR do të jenë spanjollët Munuera dhe ndihmësasistenti Prieto.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”