Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me konferencën e përbashkët me Malin e Zi, për Ballkanin e hapur.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka cituar kryeministrin Edi Rama, i cili tha se ‘në këtë nismë s’ka as kinezë as rusë’.
Shehu ka shkruar se Ballkani i Hapur është një nismë e Ramës dhe Serbisë, teksa ka shtuar se Aleksandër Vuçiç po përdor kryeministrin e Shqipërisë.
Postimi i plotë i Shehu-t:
Demagogjia e Ramës per te fshehur rrenjet“ e Ballkanit të Hapur!
Kur thotë ne Mal te Zi:
„Mos kërkoni asnjë dorë të fshehtë ne nismen e Ballkanit te hapur, kineze e ruse“!
Ne fakt kjo „dore“ nuk eshte aq e „fshehte“.
Vucic eshte „dora e fshehte“ e Ballkanit te hapur.
Ndersa Rama kerkon ta „fshehe“ me sofizma, ate qe duket e lexohet qarte.
Eshte vete Vucic qe e ka deklaruar publikisht:
–Nisma „Ballkan i hapur“ eshte nje nisme e tij dhe e Serbise.
Dhe Rama nuk mund ta cbeje kete te vertete me deklaraten e sotme.
Ne fakt „kineze“ nuk e kemi thene ndonjehere…ndoshta…
Rusia pa dyshim eshte mbas Serbise e Vucic.
Ndersa Vucic po perdor Ramen si „amplifikator“!
Mos te harojme, Serbia ben pjese ne Traktatin EuroAsian te Moskes!
Serbia do beje „lojen“ e Rusise deri sa te distancohet publikisht nga ajo, te vendose te jete pjese e Perendimit, te pranoje sanksionet ndaj saj, e me tej keshtu do te mund te „njohe“ edhe Kosoven.
Por kjo kerkon kohe, ndoshta dekada…mos te kemi iluzione!
Aktualisht qendron te “Ballkani i hapur” ose ndryshe „Jugosllavia e Re“.
Qendron te keto lloj nismash, qe kerkojne te sfumojne e bllokojne ato te BE, si “Procesi i Berlinit” etj.
Qendron jo vetem nga reminishencat millosheviciane te saj.
Por dhe prej “zgjatimeve” direkte ne ate te Rusise, qe e mban si nje “post te avancuar” ne Ballkanin Perendimor, per interesat e saj.
Qe nepermjet saj te penetroje ne Rajon.
Te krijoje edhe destabilitet te tij.
Kjo eshte e verteta, qe Rama nuk mund ta fshehe me nje deklarate gjysmake e te kriptuar nga Mali i Zi.
Por qe ne te vertete shume lehte de kriptohet!
Arena e Lajmit