“Nuk lanë gënjeshtër pa lëshuar në treg”, Berisha nuk kursen ironitë: Më 1 prill Rama zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk ka kursyer ironitë ndaj kryeministrit Rama.

Duke folur në lidhje me fabrikimin e gënjeshtrave dhe shpërndarjen e tyre për të ndikuar qytetarët, Berisha ka kujtuar një lajm të rremë të shpërndarë disa muaj më parë, ku u tha se kryeministri do të zgjidhej së shpejti Sekretar i Përgjithshëm i NATO duke zëvendësuar Stoltenberg.

“Këto ditë do të dëgjoni se Rama do zgjidhet sekretar i Përgjithshëm i NATO. Me 1 prill tha ajo zonja do zgjidhet. Nuk la gënjeshtër pa lëshuar në treg. Ne kemi respekt për mediat por kur figura të diskretituara por kur figura të dënuara për falsifikatorë e të marrë peng si vjedhës në prokurime, kalojnë nga studio në studio e bëjnë avokatinë e Ramës, ky është një terror që i bëhet qytetarëve”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Nuk lanë gënjeshtër pa lëshuar në treg”, Berisha nuk kursen ironitë: Më 1 prill Rama zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook