EMRI/ I dha fund lidhjes me 27-vjeçarin, e reja shqiptare vritet me armë zjarri nga ish-partneri në Itali

P 33e4bad2ad

Një 27-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri nga ish-partneri i saj në Itali. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se viktima është Danjela Neza.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarja jetonte prej vitesh në Itali dhe punonte në sektorin e kateringut, ndërsa autori i dyshuar punonte si kuzhinier dhe ishte me rekorde të pastra.

Ndërsa për Nezën rezulton ka pasur precedentë të mëparshme kriminal, për krime ndaj pronës dhe tregtim droge gjatë vitit 2022.

Pas vrasjes, 27-vjeçari ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar, ku ka pohuar se shkak ka qene fundi i një lidhjeje.

Trupi i pajetë i është besuar organit gjyqësor për autopsi, ndërkohë që vijojnë analizat teknike për armën klandestine.

Arena e Lajmit

EMRI/ I dha fund lidhjes me 27-vjeçarin, e reja shqiptare vritet me armë zjarri nga ish-partneri në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook