Prishja e pallateve 50 vjeçare, Vasili: Rrëmbim i pronave të qytetarëve njësoj siç bënë komunistët

Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha sot se projektvendimi i qeverisë për të prishur pallatet 50 vjeçare është një rrëmbim i pronave të qytetarëve nga qeveria, njësoj siç ndodhi në kohën e komunizmit.

Deklaratën ai e bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se qeveria po përdor alibinë e rrezikut që pallatet të shemben, ndërkohë që ato i rezistuan tërmetit.

“Këto ndërtesa janë banesa të qytetarëve. Është gjaku, djersa, mundimi i gjithë jetës. Këto janë preha e fundit e çakejve të pastrimit të parave. Ky do të thotë rrëmbim i pronës së qytetarit. Ky është tërmeti i korrupsionit të Edi Ramës për ti rrëmbyer këto banesa. Këto pallate e kanë provuar që qëndrojnë me tërmetin. Kjo është një alibi që ka rënë. Kjo është mundësi që e gjithë shpura rreth e përqark bandës, të gjitha paratë kudo që janë, të marrin zemrën e Tiranës. Ky është rrëmbim i tmerrshëm i pronës. Nuk dallojnë fare nga komunistët që rrëmbyen pronat. Nuk ka rëndësi fare koha kur ka ndodhur”, tha Vasili.

Lidhur me protestën e 3 marsit, ai tha se “shqiptarët po sensibilizohen që çdo ditë me Ramën është një ditë pasigurie. Secili në protestën e 3 marsit ka një hall të madh për të zgjidhur”.

Prishja e pallateve 50 vjeçare, Vasili: Rrëmbim i pronave të qytetarëve njësoj siç bënë komunistët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook