“Te Juve isha i vetmuar, Murinjo më joshi pas një ndërrimi”, Dibala: Vendosa në pak minuta

Humbi një ndeshje për të mos rrezikuar që të mungonte një muaj. Pastaj marrëdhënia e tij me Zhoze Murinjon, situata te Juventusi dhe kombëtaren argjentinase. Nga grumbullimi me përfaqësuesen në Majemi, Paulo Dibala rikthehet të flasë pasi shkoi në tribunë në ndeshjen kundër Atalantës.

mourinho-dybala

“Kisha një lodhje muskulore, ndieja që nuk isha 100% dhe mjekët e dinin. Ishte e nevojshme të mos luaja një ndeshje për të mos rrezikuar të mungoja një muaj. E kuptuan dhe për fat rezultatet e testeve dolën mirë”. Për këtë arsye ai iu bashkua Argjentinës: “Kur afrohet Botërori do gjithnjë të shkosh në kombëtare dhe unë nuk doja të mungoja. Të gjithë punojmë për të shkuar në Katar, pastaj do të jetë trajneri që do ta bëjë listën”.

NGA TORINO NË ROMË – Është një Dibala i qetë ai që flet për mikrofonat e “ESPN” dhe mediat argjentinase dhe motivin e tregon vetë ai: “Te Roma u ktheva protagonist. Vitet e fundit te Juve nuk ishin të lehtë. Të mbetesha pa kontratë ishte e papritur. Por pastaj gjërat ndryshuan nga ana e klubit dhe trajnerit që kishin në mendje një projekt të ri. Ndryshimi i ambientit më bëri mirë. Murinjo më telefonoi dhe në pak minuta vendosa.

Ai, ashtu si Pinto, më folën për projektin dhe dëshirën për të vazhduar të fitonin ashtu siç bënë vitin e shkuar. Të jem protagonist në një skuadër të tillë më ndihmon shumë. Pritja e tifozëve ishte e pazakontë. Kur hyn në stadium je me shokët, ndërsa atje isha vetëm. Nuk më kishte ndodhur kurrë. Tifozët e Romës janë të ngjashëm me ata argjentinas sa i përket pasionit. Për ta vjen më parë Roma sesa familja. Jetojnë me futbollin si ne”.

SI E JOSHI MOU – “Kur ishim në Romë me Juven po fitonim 4-3 dhe trajneri më zëvendësoi. Murinjo u afrua në stol për të më përshëndetur dhe më tha: ‘Je një kampion’. Ky moment më mbeti në mendje, por nuk mund ta dija më pas se çfarë do të ndodhte me rinovimin te Juve. Kur më pas më telefonoi për herë të parë, më pyeti nëse më kujtohej ai moment. Dhe unë iu përgjigja: ‘Sigurisht, si mund ta harroj. Ishte një nder’. Dhe ai vazhdoi:

‘Mirë, tani duhet ta bësh për mua’. Më telefonoi edhe në ditët pasardhëse dhe ishte e lehtë të vendosja. Të punosh me të është e lehtë. Flas për gjithçka, i njeh të gjithë futbollistët, nga ata elitarë deri të kategorisë së tretë. Ka një grup bashkëpunëtorësh të cilët punojnë shumë mirë. Nga Murinjo më befasoi përulësia që ka, i trajton të gjithë në të njëjtën mënyrë. Ndonjëherë mund të japë një përshtypje tjetër prej asaj që shihet në fushë. Por unë e kam parë edhe të zemëruar… Jam shumë i lumtur te Roma. Kur dikush ndihet mirë është më e lehtë”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Te Juve isha i vetmuar, Murinjo më joshi pas një ndërrimi”, Dibala: Vendosa në pak minuta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook