Të shtënat me armë në Pukë, identifikohet autori, qëlloi nga “Maserati”

Maserati 1

Pak orë pas të shtënave me armë zjarri në Pukë, policia identifikon autorin.

Burime nga policia, bënë me dije për gazetarin Armir Mehaj se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi me iniciale K. .P, 26 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati”. Policia në vend, pranë hotel Turizmit ka gjetur 4 gëzhoja pistolete.

Të shtënat me armë ndodhën rreth orës 12:40 pas mesnate. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik, gjithsesi do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin incidentin.

Të shtënat me armë në Pukë, identifikohet autori, qëlloi nga “Maserati”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook