“Tentuam Dibalën, i refuzuam Realit 110 miliardë lireta për Shevën”, rrëfimi special i Galianit: Maldinit i ofrova…

“Lotët pas fitores me Juven. Më falni, por nëna ime më dërgonte në stadium për të parë Monzën kur isha 5 vjeç. Ishte një histori dashurie e pafundme dhe disa lot ishin minimumi”. Adriano Galiani, administratori i deleguar i klubit, rrëfeu emocionet e fitores së parë të skuadrës së tij në Serinë A javën e fundit nga platea e Teatrit të Trentos, ku ishin protagonistët e Festivalit të Sportit 2022. Ndërsa thotë se pas ndeshjes mori edhe komplimentet e Ançelotit: 

GALIANI MALDINI

“Me Karleton dëgjohemi shpesh. Do të luante kundër Atletikos dhe e pyeta nëse ishte i shqetësuar. Dhe ai më tha: ‘Jo, isha i shqetësuar për Monza-Juve…’”

DIBALA – Ish-drejtuesi i Milanit hodhi poshtë zërat se Monza provoi të transferonte Ikardin. “Jo, nuk ishte kurrë si mundësi. Presidenti Berluskoni bënte presion vazhdimisht për Dibalën. Fola me menaxherin, por lojtari donte njëemër skuadre ndryshe nga ai i Monzës”.

SHEVA DHE ZIZU – Galiani është një enciklopedi historish dhepersonazhesh së botës së futbollit. Ai zbulon kur presidenti i Realit, Florentino Perez, i ofroi 110miliardë lireta për të transferuar Shevçenkon në Madrid dherefuzimi i Berluskonit e drejtoinë Torino për të transferuar Zidanin.

Ndërsa për Robi Baxhon thotë se te Milani mund tëkishte ardhur 5 vite më shpejtë, në 1990: “Kishim kontratëne firmosur, bëmë një gjest tëbukur, por pengu mbetet”. Njëtjetër ikonë ishte Kaka:

“Ishte’Topi i Artë’ i fundit për një lojtartë kampionatit italian. Për të dua vetëm të kujtoj telefonatën, të vetmen në botë të Rui Kostës. 15 ditë përpara se të vinte shoku i ri i skuadrës,më telefonoi dhe më tha: ‘Më vjen keq, por duhet të largohem. Kaka është shumë i fortëpër mua’. Ronaldinjon do tarrihja. Me talentin që kishte mund të kishte luajtur deri 60 vjeç, nëse nuk do të ishte idhënë pas muzikës, seksit dhe birrave të ftohta. Por më i forti ishte Van Basten”.

MILANI – 31 vite te Milani nuk harrohen. Por përse Maldini hyri në klub vetëm kur u larguan Galiani dhe Berluskoni? “Maldini është Milani. Kam një vlerësim të madh për të. Ia ofrova të gjitha rolet përveç timit dhe të Berluskonit. Ai refuzoi gjithnjë, por ndoshta ishte më mirë. Kush e di, ka një moment për të gjitha gjërat.

Pas një muaji është Milan-Monza. Do ta shoh nga vendi i zakonshëm dhe nuk do të festoj. Milani është gjithnjë brenda meje. Tani jam i impenjuar te Monza 24 orë në 24. Në dhomat e zhveshjes kam thënë: ‘Pritëm 110 vite për të ardhur në Serinë A, nuk mund të biem pas 12 muajsh”.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Tentuam Dibalën, i refuzuam Realit 110 miliardë lireta për Shevën”, rrëfimi special i Galianit: Maldinit i ofrova…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook