Dueli special në Ligën e Kombeve, Murat Jakin: Spanja argëtuese, por ia bëjmë ferr

Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, ka folur dy herë me shtypin para takimit sonte në mbrëmje në “La Romareda” kundër Spanjës. Ai ka folur fillimisht në mënyrë private për televizionet helvete dhe më pas ka folur për të gjitha mediat e tjera. Duke folur për takimin ndaj Spanjës, ai e ka bërë të qartë se do të jetë një përballje delikate dhe ai e di fare mirë se çfarë e pret.

Murat-Yakin

Por ai ka saktësuar se Spanja e Luis Enrikes nuk do ta ketë të lehtë. “Jemi të vetëdijshëm se çfarë takimi parashikohet për ne. Po kujtoj se në takimin e qershorit luajtëm mjaft mirë ndaj Spanjës, pavarësisht rezultatit. Na mungonin lojtarë të rëndësishëm dhe datat e qershorit nuk ishin aspak të favorshme. Tani, tre muaj më pas, gjithçka është ndryshe dhe ne do të bëjmë gjithçka për të qëndruar në Grupin A në Ligën e Kombeve”, ka thënë ai. Murat Jakin ka saktësuar se nuk ka ndër mend të bëjë eksperimente në skuadër, duke u besuar më të mirëve.

“Do të luajë formacioni titullar. Kam provuar me dy sisteme loje, por kjo do të varet nga ecuria e takimit. ndeshja ndaj Spanjës duhet të shënojë një pikë kthese për ne. Do të japim gjithçka, do t’ia bëjmë ferr si në pjesën e dytë në Zvicër”, ka thënë Murat Jakin.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Dueli special në Ligën e Kombeve, Murat Jakin: Spanja argëtuese, por ia bëjmë ferr

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook