“Rama ka frikë”, deputetja e PD denoncon veprimet e Ramës ndaj ‘News24’: U vendos gjoba mediave kritike, pasi i kanë shembur me pa të drejtë bizneset

Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa nga Foltorja e Kuvendit deklaroi se Rama është frikësuar nga mediat kritike me qeverisjen e tij, si në rastin e “Focus Group” dhe “Hysenbelliu Group”.

Demokratja, në denoncimin e saj iu referua rastit më të fundit ku Tatimet kanë vendosur gjobë ndaj “News24”.

Zhupa akuzoi qeverinë se ka frikë nga mediat e ndaj ka vendosur gjoba ndaj News24, BalkanWeb, Panorama dhe Ora News.

“Keni frikë nga mediat. Mediat amerikane i quan kazanë, ndërsa mediat shqiptare që duan të nxjerrin të vërtetën u vendos gjobat. Gjoba për News24, BalkanWeb, Panorame dhe Ora News, pasi i ka shembur dhe u bën 1001 të zeza që ato të jenë ERTV1, ERTV2 …”, tha Zhupa.

“Rama ka frikë”, deputetja e PD denoncon veprimet e Ramës ndaj ‘News24’: U vendos gjoba mediave kritike, pasi i kanë shembur me pa të drejtë bizneset

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook