Rama tallet me akt-akuzën e Drejtësisë amerikane për Mcgonigal: Deripaska korruptoi përmes personit ZH, i lidhur me personin Z…byrektorja vazhdon, gjiza ka arritur

Edi Rama 1

Kryeministri Edi Rama lexoi 14 paragrafët ku emri i tij përmendet në akt akuzën amerikane për Charles McGonigal për të thënë se ai vetë nuk ishte i akuzuar në këtë histori.

Gjatë fjalimit në Parlament Rama nuk i ndali ironitë dhe u tall me akt akuzën amerikane ku përveç personave A dhe B që përmenden aty, në fjalimin e tij shtoi edhe personat imagjinarë Z dhe ZH.

Pjesë nga fjala e Ramës

“Zoti i ndihmoftë rrugë humburit që vijnë pas jush me kuaj flokë kaltër dhe me autobuzë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit ML dhe e disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që mbikëqyr Europol”.

“Dolët ju nga Lana që zbuluat se një farë Amerikë e blinte Edvin Kristaq Rama nga Surreli, një Goni Goni nga Tropoja, dhe e dyllos një Dori Duçka, poliagjent që banon te kthesa e TEG. Pika kush e ka qeverisur Shqipërinë”.

“E kam lexuar shumë herë akt akuzën për Deripaskan nuk thotë asgjë asgjëkund. Te Lana po, aty Deripaska është duke korruptuar Lalin për të kapur ujrat e zeza, përmes një personi ZH i cili i lidhur me një person Z kanë gjetur rrugën për të shkuar te Lali që është personi E.V”.

“Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër, unë në punët e mia si kryeministër, ju në rrugën e revolucionit. Ju presim në 14 maj, suksese në jetë dhe deri atëherë kujdes se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në punën e rindezur”.

Rama tallet me akt-akuzën e Drejtësisë amerikane për Mcgonigal: Deripaska korruptoi përmes personit ZH, i lidhur me personin Z…byrektorja vazhdon, gjiza ka arritur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook