Andi Lila ishte i ftuar në emisionin Klan “Kuq e Zi”, teksa bëri një analizë të shkurtër në prag të përballjes që Shqipëria do të zhvillojë në transfertë ndaj Izraelit. Ish-mbrojtësi i Kombëtares, në prononcimin e tij ndër të tjera u shpreh:
“Shqipëria sot luan rreshtim në formë romb si Partizani. Shpresoj që Reja të ketë mësuar ndonjë gjë nga Partizani, se po bën kampionat të mirë dhe janë të dy trajnerë italianë.
Reja nuk ka thirrur asnjë lojtar nga kampionati shqiptar, ndërsa Izraeli ka 15 futbollistë nga kampionati. Shqipërinë e shikoj favorite ndaj Izrealit. Fitojmë 2 ose 3 me 0″, u shpreh Andi Lila.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”