“Skemën do e shihni në fushë”, Bulku shpjegon pse Shqipëria nuk shënon me goditje standarde: I punojmë por nuk është e thjeshtë

Zëvendëstrajneri i përfaqësueses shqiptare Ervin Bulku, ka shpjeguar për “SuperSport” pak minuta para sfidës me Izraelin se skema me të cilën rreshtohej skuadra në fushë, nuk ishte gjëja kryesore në këtë sfidë të rëndësishme.

bulku

“Mendoj se më e rëndësishme është ajo çfarë do të jenë në gjendje të japin çunat në fushë, nëse do të japin më të mirën dhe të bëjnë detyrat që jemi munduar t’i japim gjatë kësaj jave. Mendojmë të jemi në ditë të mirë, të japim maksimumin e marrim rezultatin që pretendojmë.

Ditët janë të pakta në dispozicion se vetëm pak ditë janë, por mendoj se lojtarët tani janë pak a shumë po të njëjtët dhe mendoj se i kanë të qarta detyrat e tyre dhe atë që kanë bërë gjatë javës.

Nuk do të thotë gjithçka rreshtimi. Rreshtimi bëhet në bazë të lojtarëve që ke në dispozicion. Do ta shohim rreshtimin në fushë.

Nuk ka gola me goditje standarde? Ne po punojmë gjëra në stërvitje, nuk është e thjeshtë të shënosh në goditje standarde e skema. E rëndësishme është që skuadra të shënojë, jo si vjen goli. E rëndësishme për ne është të shënojmë e fitojmë ndeshjen”, tha Bulku.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Skemën do e shihni në fushë”, Bulku shpjegon pse Shqipëria nuk shënon me goditje standarde: I punojmë por nuk është e thjeshtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook