Tre mln euro për sheshin “Liria” në Durrës, ironizon Hysaj: Çdo dimër qytetarët janë të detyruar të kërcejnë balet klasik nga ngrica dhe lagështira

309398784 10223282652347366 3428125170348134661 N

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka reaguar në lidhje me situatën e qytetit të Durrësit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hysaj ka shkruar se çdo grimcë e historisë së Durrësit u zhduk me një investim mbi 3 milionë euro për sheshin ‘Iliria’.

Sakaq, ka shkruar se ‘të mos harrojmë faktin e bllokimit të të gjitha rrugëve nga dy senset e kalimit në një të vetëm duke shkaktuar një tjetër kaos dhe vështirë për banorët e qytetit.

Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë Sakot apo Dakot?’

“Bashkia Durrës në vitin 2015 u ndje shumë krenare, për zhdukjen e historisë së një qyteti gati 3000 vjeçar.

Çdo grimcë e historisë u zhduk me një investim mbi 3 milionë euro për sheshin “Liria”, shatërvani mbi 73-vjeçar në atë kohë u hoq pa mëshirë dhe pa i njohur velerat e tij. Furnizimi me ujë i tij para 73 vitesh ishte sistemuar me vet-qarkullim të ujit, ndërsa sot pas investimit imagjinar 3 milionë euro është kthyer në moçal në mes të qytetit bëhet çdo mëngjes me anë të një boti me ujë.

Shfaqet befas edhe një rikonstruksion, i cili pothuajse çdo vit, si pasojë e “cilësisë shumë të lartë” të punimeve të kryera ka nevojë të domosdoshmë për të ndërhyrë, ndonëse ndërhyrja është thjesht një fasadë e cila rregullon problemin vetëm për pak ditë.

Çdo dimër nuk ka një qytetar të Durrësit që nuk është detyruar të “kërcejë balet klasik” nga ngrica dhe lagështira në rrugë, rrugica e kudo.

Ah, të mos harrojmë faktin e bllokimit të të gjitha rrugëve nga dy senset e kalimit në një të vetëm duke shkaktuar një tjetër kaos dhe vështirë për banorët e qytetit.

Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë Sakot apo Dakot?”, ka shkruare Hysaj.

 

Tre mln euro për sheshin “Liria” në Durrës, ironizon Hysaj: Çdo dimër qytetarët janë të detyruar të kërcejnë balet klasik nga ngrica dhe lagështira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook