Berisha thirrje skeptikëve: Keni shumë arsye të jeni të dëshpëruar, por e keqja…

Whatsapp Image 2023 03 03 At 13.25.32

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalimin e tij u shpreh se revolucioni popullor do të marrë përpara këdo që cënon pluralizmin.

Berisha gjithashtu dha edhe një mesazh për qytetarët që janë skeptikë ndaj partive politike, duke thënë se indiferenca vret akoma më shumë dhe se duhet të dalin në shesh për të marrë në dorë fatet e vendit.

“Bashkohuni me ne, revolucioni nuk është i Sali Berishës po i çdo shqiptari që do Shqipërinë. Një thirrje për të gjitha ato që i shohin forcat politike me mosbesim , i them se kanë shumë arsye për të qenë të zhgënjyer, por kurrë nuk mund të gjejnë arsye për të qenë indiferent. Nuk ka gjë më vrastare se indiferenca. Bashkohuni me ne të hedhim këtë kalbësirë që po rrënon, kombin tonë. Ju nuk jeni shërbëtorë të një organizate kriminale që përfaqësohet nga Edi Rama, por të qytetarëve dhe mbaheni me mundin e taksat e tyre. Sot përjetoni në terror digjital e të gjithanshëm. Edi Rama u ka shndërruar në një qenie virtuale. bashkohuni me ne në këtë revolucion, të shpejtojmë Shqipërinë prej saj. Revolucioni ynë ka qëllim t’i japë goditjen varfërisë. Ne do të dalim fitimtarë nga kjo betejë, por jo vetëm varfërinë, ne duhet të luftojmë tiraninë. Ai synon t’i japë goditje fatale pluralizmit, por revolucioni ynë do të fshijë nga faqja e dheut këdo që synon të cënojë pluralizmin”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

Arena e Lajmit

Berisha thirrje skeptikëve: Keni shumë arsye të jeni të dëshpëruar, por e keqja…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook