“Gjysmëavokat”, përplasen ashpër Ndreca me Zaloshnjën: Vetëm pedagog s’të them dot, studentëve të tu duhet t’u vijë turp prej teje

Gsdfgsdfgs

Profesori Altin Zaloshnja dhe avokati Plarent Ndreca janë përfshirë në një debat me tone të ashpra gjatë bisedës në emisionin “Open” sa i përket çështjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me Ramën.

Gjatë tensioneve Zaloshnja e ka cilësuar Ndrecën si “gjsymëavokat”, gjë që ky i fundit nuk e ka pritur mirë duke i thënë se studentëve të tij duhet “t’u vijë turp” nga ai pasi etiketon njerëzit gjatë debatit ndërkohë që nuk i ka përballë.

“T’u vijë turp studentëve të tu që ti etiketon njerëzit. Pse nuk u turrët kur më tha mua gjysmëavokat? Kam qenë sekretar i ministrisë së arsimit.kam parë profesorë si ty dhe ata që etiketojnë të tjerët në debat  kur nuk i shohin nuk e kanë aurën e pedagogut. Mund  të jesh pedagogu  më i mirë në Amerikë, t’i thuash një personi gjysmëavokat kur nuk e di kush jam unë tregon se nuk je pedagog, nuk po sillesh si qytetar”, ka reaguar Ndreca i indinjuar.

“Gjysmëavokat”, përplasen ashpër Ndreca me Zaloshnjën: Vetëm pedagog s’të them dot, studentëve të tu duhet t’u vijë turp prej teje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook