Morën pjesë në ceremoninë e kurorëzimit, princesha Kate dhe vajza e saj tërheqin vëmendjen me kurorat. Ja çfarë simbolizojnë për mbretërinë

Mbreti Charles III u kurorëzua me një ceremoni madhështore të shtunën, ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë të Britanisë së Madhe por dhe figura të njohura botërore.

Capture

Por ajo që ra në sy gjatë ceremonisë ishte princesha Kate e Uellsit dhe vajza e saj Charlotte me kurorat e tyre të argjendta.

Duke marrë pjesë në kurorëzimin e gjyshit të saj, princeshë Charlotte kishte vendosur në kokë një minikurorë si ajo e nënës së saj, prej argjendi në formë dafine nga Jess Collett dhe Alexander McQueen.

Detaji në kurorën e Kate dhe Charlotte ishte dizajni me lule kristali, si një shenjë e shenjë angazhimit të gjatë të mbretit Charles për mbrojtjen e mjedisit. Kate kishte vendosur gjithashtu një palë vathë me perla të vendosur në diamante, që dikur i përkisnin Princeshës Diana.

Dy princeshat kishin veshur gjithashtu fustane mëndafshi të ngjashëm me fildishi, të mbushura me trëndafila të qëndisur, gjemba për të simbolizuar katër kombet e Mbretërisë së Bashkuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Morën pjesë në ceremoninë e kurorëzimit, princesha Kate dhe vajza e saj tërheqin vëmendjen me kurorat. Ja çfarë simbolizojnë për mbretërinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook