“Nuk shikoj shpirtin që kemi pasur dikur”, kapiteni Hysaj shpërthen ndaj të rinjve: S’kanë agresivitet, evoluimi i futbollit po i…

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shfaq i revoltuar pas humbjes që Shqipëria pësoi ndaj Izraelit. Në prononcimin pas ndeshjes, ai u shpreh se te ky grup mungon agresiviteti dhe shpirti luftarak.

hysaj

“Unë e ndjej veten më mirë djathtas. Ndihem më mirë në krahun e djathtë, edhe në Itali kam kaluar në krahun e djathtë dhe po luaj më mirë aty se në të majtë. Por kur trajneri më kërkon të luaj majtas, përpiqem të jap maksimumin. Në Kombëtare na duhet një si Andi Lila, me agresivitetin e vetë. Mungon motivimi dhe entuziazmi bëjmë gabime individuale.

Nuk shikoj shpirtin që kemi pasur dikur. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Evoluimi i futbollit po i qetëson lojtarët e rinj. Ne kur kemi ardhur në Kombëtare, kemi dhënë gjithmonë maksimumin. Duhet të analizojmë ndeshjen, gjithë lojtarët gabojmë, por nuk duhet të hamë të tillë golash. Nuk po e gjej përgjigjen se pse po ndodh kjo situatë”, u shpreh Hysaj.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Nuk shikoj shpirtin që kemi pasur dikur”, kapiteni Hysaj shpërthen ndaj të rinjve: S’kanë agresivitet, evoluimi i futbollit po i…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook